PS sot nisi fushatën për mandatin e katërt/ Veliaj: Këto zgjedhje do jenë model, do japim më të mirën!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vizituar këtë të dielë fshatin Pezën, Tiranë.

Veliaj në një fushatë brenda familjes socialiste, tha se nevoja është e madhe për djem e vajza të cilët duan të angazhohen.

Sakaq shtoi se në kur qeveris partia e socialiste, ajo i ndihmon të gjithë.

“Kemi katër shkolla të reja në Pezë. Ne jemi komplet tjetër gjë jo si pala tjetër që mendon se çfarë protestë të ketë tani. Në partitë e tjera nuk ka perspektivë, pasi vetëm përçajnë të tjera. Dua që këto zgjedhje të jenë model. Mos të hipë vetja në qef. Dera partisë sonë është e hapur. Kemi shumë nevojë dhe jam plot gëzim për djem e vajza të rinj të cilët duan të angazhohen. Na duhen sa më shumë duar në fushë që të vjelin prodhimin. Këto zgjedhje do jenë model, do japim më të mirën. Kur kemi bërë shtëpitë nuk kemi vërë re nëse janë të majtë apo të djathtë, pasi kur qeveris PS i ndihmon të gjithë.

Ne si socialistë, në dallim nga të tjerët që kujtohen vetëm kur vijnë zgjedhjet, për të xhiruar gomat nëpër fshatrat tona – e kemi kokën lart sepse kemi një regjistër të gjërave që kemi bërë. Themi: Ej, këto shkolla nuk i kishim parë kurrë, i kemi bërë ne; edhe këto lagje të reja, me infrastrukturë ultra moderne; edhe lagjen e re Ndroq, ku kemi edhe një vendparkim, edhe një shesh për komunitetin; kemi sjellë edhe një infrastrukturë moderne në Vaqarr, tani po vazhdojmë matanë lagjes; po vazhdojmë me qendrën shëndetësore, por kemi bërë kopshtin e ri dhe po bëhet shkolla e re aty”, tha Veliaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *