PS ka arritur të marrë 4 bastionet historike të Partisë Demokratike, Tropojë, Kukës, Kamëz ndërsa si duket ka siguruar edhe Shkodrën, ku kandidati socialist është në avantazh të thellë përkundrejt rivalit të tij, Bardh Spahia.
Ndërkohë koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka siguruar 6 bashki të vendit, Pukë, Hasin, Fushë-Arrëzin, Mirditën, Memaliajn dhe Himarën.
Këto bashki janë të vetmet të ngjyrosura me ngjyrën blu të “Bashkë Fitojmë”.
Ndërsa bashkitë e tjera në hartë janë rozë, që do të thotë se kandidatët e PS-së janë në avantazh përkundrejt atyre të “Bashkë Fitojmë”.