Mesditën e sotme në orën 13:00 do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Pika kryesore e rendit të ditës që pritet që të rikthejë Edi Ramën në Kuvend është rezoluta anti-korrupsion.
Opozita e ka kundërshtuar, por nga grupi i Sali Berishës ende nuk ka një qëndrim të lartë. Lulzim Basha është shprehur hapur kundër.
Rezoluta do vetëm 71 vota dhe PS pritet që ta miratojë me numrat e saj pa asnjë problem. Sipas kryeministrit Edi Rama rezoluta është për t’i dhënë një tjetër marsh luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Por qëllimi duket se është diku tjetër, ngritja e një super komisioni për të kontrolluar drejtësinë dhe institucionet e tjera. SHBA-BE kanë kërkuar që kjo të mos prekë drejtësinë e re.