PSD ‘surpriza’ e zgjedhjeve, por Yuri Kim flet sërish për Tom Doshin: Kemi qenë konsisten në qëndrimin tonë…  

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim, komentoi dorëheqjen e Tom Doshit, nga mandati i deputetit dhe mundësia për të rihyrë në Kuvend. Në një koment për “Euroneës Albania”, Kim tha se, SHBA nuk ndryshon qëndrim.

“Për cilin po flisni ju lutem? Ne respekt të vendimeve të SHBA-ve ne e kemi të qartë. Kemi qenë konsistentë dhe nuk ka asnjë ndryshim në pozitën tonë”,- deklaroi diplomatja amerikane.

Përplasja mes Kim dhe Doshit ka nisur disa muaj më parë, ndërsa pa iu bindur ambasadores, kryetari i PSD-së, mori pjesë në zgjedhje dhe partia e tij u kthye në surprizën e 25 prillit.

Doshi në rang vendi ka marrë 2.17% dhe në mes të numërimit dha dorëheqjen.

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, i ka bërë këto deklarata kur ka vizituar për herë të dytë KZAZ nr. 39, tek Muzeu Kombëtar, për të parë nga afër procesin e numërimit të votave.

Pasi ka folur nga afër me komisionerët e kësaj KZAZ-je, ambasadorja është larguar nga këto ambiente.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *