Pse Angela Merkel përzgjodhi Beogradin dhe Tiranën për vizitë lamtumire? Axhenda

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zgjedhur që vizitat e saj të fundit si kancelarë ti kryejë në Serbi dhe në Shqipëri ditën e sotme ajo ndodhet në Beograd ku po kryen takimin me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe me zyrtarë të tjerë të vendit, ndërsa nesër ajo do të vizitojë Shqipërinë.

Në lidhje me ardhjen e saj në Shqipëri, janë bërë me dije detaje të reja nga axhenda e saj. Sipas Ambasadës Gjermane, në orën 10:30 pritet të ketë një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Merkel. Më pas, në orën 14.35 pritet që të ketë një konferencë për shtyp mes Ramës dhe Merkel.

Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park

Angela Merkel pritet të mbërrijë në Tiranë më 14 shtator, ku edhe pritet të takojë edhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor, në nivel kryeministrash, por as Vuçiç dhe as shefja e kabinetit Ana Brnabiç nuk janë të ftuar. Takimi i fundit i Merkel do të jetë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërkohë që priten edhe konferenca për mediat.

Është shumë interesnt fakti që ajo ka zgjedhur të vizitojë Tiranën dhe Beogradin, por shumë me rëndësi është të dihet arsyeja e kësaj vizite.

Turneu i lamtumirës i kancelares gjermane Angela Merkel në Ballkan dhe zgjedhjet e ardhshme në Gjermani kanë zgjuar interesim të madh në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shumica e vendeve në Ballkanin Perëndimor kanë synime dhe probleme të ngjashme: anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE), e në të njëjtën kohë edhe një mori sfidash të brendshme, nga ato ekonomike, korrupsioni, mungesa e reformave dhe tensionet ndëretnike.

Ndaj politikat e Gjermanisë dhe BE-së reflektohen fuqishëm edhe në çështjet e brendshme në Serbi dhe vendet e tjera të BP. Tani po analizohet atje se çfarë do të thotë për rajonin largimi nga skena politike i kancelares Angela Merkel dhe nëse mund të pritet ndonjë ndryshim i rëndësishëm në politikën gjermane dhe evropiane.

Pse pikërisht Tirana dhe Beogradi?

Fakti që Angela Merkel do të vizitojë vetëm Beogradin dhe Tiranën gjatë turneut lamtumirës në Ballkan ka ngritur pyetje të shumta, para së gjithash pse u zgjodhën pikërisht këto qytete?

Në përgjigjë të kësaj mund të themi se Vuçiç dhe Rama mund ti duken Merkelit si bijtë e saj në Procesin e Berlinit, të cilin ajo nuk ka arritur ta realizojë në tërësi. Largimi i saj nga skena politike do të jetë edhe fundi i Procesit të Berlinit, i cili kurrë nuk u konceptua si zëvendësim i anëtarësimit në BE, por si një motor rajonal i reformave, i cili më pas do të çonte në anëtarësimin në BE

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *