Celuliti mund të jetë i pranishëm si në trupat e burrave po ashtu edhe grave, por është më i zakonshëm te gratë, ku studimeve të ekspertëve, 80%-90% e grave kanë celulit në një moment ose në një tjetër. Po pse burrat jo?
Është kolagjeni, goca! Kolagjeni! Struktura e kolagjenit, proteina kryesore e indit lidhorë që janë të lidhura ngusht me njera- tjetren , meshkujt, është një strukturë më të ndërlidhur. Kjo e fundit, e mban dhjamin më mirë.
Hormonet luajnë një rol shumë të madhë në zhvillimin e celulitit. Estrogjeni, insulina, noradrenalina, hormonet tiroide dhe prolaktina janë pjesë e procesit të prodhimit të celulitit. Estrogjeni (hormoni femëror) krijon yndyrë, ndërsa testosteroni (hormoni mashkullor) e zbërthen yndyrën.
Por qetësohuni celuliti nuk është i dëmshëm, nuk shkakton dhimbje dhe zakonisht është pasojë e hormoneve, dietës dhe stilit të pashëndetshëm të jetesës, toksinave të akumuluara, gjenetikës, shtimit në peshë, shtatzënisë etj.