Pse “dështoi” Shqipëria në Eurosong, kompozitorja bën analizën

Pritshmëritë e shqiptarëve këtë vit në Eurosong ishte të mëdha dhe kualifikimin në finale e prisnin të gjithë.

Kënga “Sekret” e Ronela Hajatit nuk ia doli dot dhe mes shumë reagimive, një koment-analizë vjen nga kompozitorja Erioni Rushiti.

Sipas saj, Shqipëria dështoi sepse çaloi në 3 komponentët që janë kënga, interpretimi dhe në fund performanca.

Analiza e plotë:

Sigurisht qe mbreme jo te gjitha shtetet arriten te shkojne ne finale dhe nuk eshte fundi i botes. Me aq sa i kam ndjekur kenget e Eurovisionit kete vit, si dhe perfomancat a nates se pare, mendoj qe kualifikimet per ne finale ishin te pritshme dhe te drejta.

Kenge te stileve te ndryshme, por mbi te gjitha perfaqesime shtetesh me koncepte te qarta per ate qe prezantonin.

Dhe mbreme nuk vura re ndonje ndasi politike, apo gjeopolitike. Sepse kenget qe nuk kaluan ose ishin te vjetra ne stil, ose nuk u kenduan mire, sepse kengetaret nuk e perballuan skenen sic duhej, ose si ne rastin tone ku te gjitha komponentet e nje kenge çaluan.

Te perfaqesosh nje shtet (ne te gjitha fushat e artit, sportit etj) eshte fat dhe pergjegjesi, sepse jo cdokujt i vjen kjo mundesi.

Te marresh pjese ne nje gare kenge, ne rradhe te pare duhet te kesh kengen, pastaj interpretimin , e ne fund performancen. Sikur njera nga keto te mos jete ne vendin e duhur, ajo skene e madhe te nxjerre zbuluar. Dhe ne mbreme nuk kishim asnjeren nga keto komponente:

1-Kenga ishte nje miksim i gjithckaje dhe i asgjeje.
2-Interpretimi nxorri ne pah mungesen e regjistrit te poshtem (vokal) dhe pamundesi per te kercyer e kenduar njekohesisht ( qofte edhe ate material qe me shume eshte krijuar si kenge stadiumi, me britma, me numra 1-2-3 e fjale pa asnje lidhje llogjjke me njera-tjetren)
3-Dhe se fundmi performanca qe kishte si qellim vetem levizjet joshese per nje publik te oreve te vona te nates.

Te gjithe keto komponente dukej se ishin bere “me vesh” i themi ne nga anet tona?. Kenge me nje strukture arrna-arrna, ku eshte gjetur vetem nje motiv i kapshem per veshin dhe e gjithe pjesa tjeter e mbushur me pasthirrma agresive a thua se po shkonim ne lufte. Nje tekst qe ka brenda edhe “xhamadanin vija-vija” edhe fjalen “regret” , edhe “toca-tocalo, “ edhe “ta marrsha” edhe “ma ke bo jeten si lojna, avion” e nuk mbaj mend cfare ka brenda tjeter?

Nisur nga kjo, edhe performanca sigurisht qe nuk mund te kete as koncept, e as fabul, keshtu qe do i therrasesh ne ndihme ndonje pjese intime per te terhequr vemendje e per te justifikuar titullin e kenges “Sekret” qe as ate nuk e justifikoi, sepse sekreti doli sheshit?
Edhe njehere e theksoj qe perfaqesimi i nje shteti, eshte mbajtja e atij flamuri ne dore dhe jo qellimi per te bere sa me shume followersa ne profilin tend. Edhe pse Ronela beri me te miren e mundshme, ka bere aq sa mund te beje ajo per veten e saj, por jo per shtetin qe perfaqeson, sepse ne dime akoma te ndertojme nje vije te bukur melodike, ne dime akoma te ndertojme nje mesazh kenge, apo te rendisim ca vargje, ne dime akoma te kendojme te vetem ne skene, qofte edhe me nje ndricim modest e te emocionojme me vokal…

Ne dime akoma te shijojme muzike dhe kur them ne, e them si per brezin tone (profesionist, apo jo), por edhe per brezin e djalit tim qe me tha: “Shume me bukur Moldavia o ma, me ate folkun e paster, sesa ne me kete kenge”.

Kam shume per te folur e treguar sesi punojne shtetet ne drejtim te perfaqesimit te tyre, qofte edhe ne kete Eurovisionin qe thuhet se nuk eshte me si dikur, por qe ne fund ka nje vleresim per te gjithe. Dhe peshen e vleresimit e marrin jurite profesioniste te secilit shtet si dhe votat e publikut.

Jam e sigurte qe mbreme Shqiperia nuk ka marre vleresim te jurive profesionale, por mund te kete patur vota publiku, e kryesisht te fanatikeve e fansave te perfaqesimit tone ( sepse e bejne cdo vit me devotshmerine me te madhe dhe ne rradhe te pare, sepse e duan Shqiperine) por te cilat nuk mjaftojne per ta kaluar kete gare.

Po kthehem edhe njehere ne fillim ku thashe nuk eshte fundi i botes dhe se Ronela do vazhdoje jeten e saj artistike per fansat qe e ndjekin gjithmone, por edhe per ata fansa te shtuar keto kohe qe me natyren e saj karizmatike i ka mbajtur gjalle qe nga koha e shpalljes si fituese e festivalit.

Por kur paraqitesh ne Eurovizion, nuk eshte njesoj si te besh nje klip e te marresh ca klikime, nuk eshte e njejta gje me te kenduarit ne nje shesh te mbushur me te rinj. Jo me kot u censuruan disa foto te Roneles ne proven e saj te pare. Organizatoret e Eurovizionit i kujtuan edhe njehere ekipit shqiptar faktin qe ky eshte nje eveniment familjar. Pra kemi te bejme me nje show nderkombetar dhe jo individual.

Me kete nuk dua te them se jam kundra ekstravagances, apo thyerjes se disa tabuve shqiptare, por te gjitha keto duhen bere me art, duan eksperience skenike, duan krijimtari e mbi te gjitha duan dinjitet artistik e jo banalitet.
……….
Jeta vazhdon.Festivale te tjera na presin.
Peace ✌️!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *