Njerëzit që jetojnë deri në 100 vjeç ose më shumë, shpesh ia atribuojnë jetëgjatësinë e tyre zgjedhjeve që kanë bërë në jetë – shmangia e alkoolit, duhanit apo ushtrimeve të rregullta. Por ka shumë njerëz, që pavarësisht se pinë duhan, kanë jetuar shumë gjatë.
Shkencëtarët japonezë kanë zbuluar se mund të jetë diçka në gjenet e tyre. Studiuesit analizuan sistemin imunitar të disa 100-vjeçarëve dhe zbuluan se në krahasim me një person mesatar, ata kanë një mbrojtje jashtëzakonisht të lartë kundër infeksioneve dhe kancereve.
“Njerëzit jashtëzakonisht jetëgjatë si 100 vjeçarët priren të kalojnë tërë jetën e tyre me shëndet të mirë, duke nënkuptuar se sistemi i tyre imunitar mbetet aktiv kundër infeksioneve dhe tumoreve,” thuhet në studimin e botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences.
Shkencëtarët zbuluan se deri në 80 për qind e qelizave T në sistemin imunitar të 100 vjeçarëve janë në gjendje të vrasin qelizat e kancerit ose qelizat normale të infektuara me viruse. “Studimi ynë zbulon se njëqindvjeçarët kanë karakteristika unike.
Këto karakteristika mund të përfaqësojnë një përshtatje thelbësore për të arritur jetëgjatësi të jashtëzakonshme duke mbështetur përgjigjet imune ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve”, thuhet në studim. Shumë persona që kanë kaluar 100 vite ia atribuojnë këtë mënyrës së jetesës.
Por zbulimi i ri sugjeron se faktorët e stilit të jetesës mund të mos jenë ndikimi më i madh nëse dikush arrin në 100 apo jo.