Pse duhet të hani çdo ditë të njëjtin mëngjes

Pse duhet të hani çdo ditë të njëjtin mëngjes

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, madje ai luan rol kryesor në rënien në peshë.

Sipas të dhënave të agroweb.org, personat të cilët hanë mëngjes kanë një metabolizëm më të shëndetshëm. Por çfarë duhet ngrënë dhe si ndikon ngrënia e të njëjtit ushqim çdo mëngjes.

Një ide e mire është të hash të njëjtin mëngjes çdo ditë. Sidomos kur përfshini shumë nga vlerat ushqimore, ndërtoni një rutinë ideale për organizmin.

Mëngjesi duhet të ketë të përfshirë kos, të paktën një frut dhe perime si dhe arrorë e drithëra.

Pra nëse hani kos me tërshërë dhe fruta të stinës, vezë të përgatitura omëletë apo dhe të ziera, si dhe bukë të thekur me mjaltë, kombinime të tilla janë të gjitha të shëndetshme.

Shumë njerëz konsumojnë më shumë karbohidrate, duke menduar se i japin më shumë energji gjatë ditës. Kështu ata konsumojnë shumë bukë dhe brumëra dhe harrojnë ushqimet e tjera.

Por, sipas të dhënave, proteinat janë ato që duhet të konsumoni gjithmonë më shumë në mëngjes.

Ushqimet që duhet t'i konsumoni në mëngjes për t'i dhënë energji trurit - Suhareka Online

Burimi: /Agroweb.com/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *