Kur moti është i ngrohtë, është shumë e rëndësishme të pini mjaft lëngje dhe të përpiqeni të mos qëndroni shumë në diell. Shumica e njerëzve kërkojnë një pije të ftohtë për të shuar etjen dhe për të mposhtur vapën e madhe, por studimet kanë treguar se kjo nuk është një ide e mirë.
Hulumtimet sugjerojnë se pirja e çajit të nxehtë në verë ka një efekt më të mirë në trup se sa pijet e ftohta. Studiuesit arsyetojnë se pirja e diçkaje të ngrohtë stimulon termo-sensorët e trupit, një molekulë ARN e ndjeshme ndaj temperaturës, e cila shkakton më shumë djersë.
Kur pini çaj, djersiteni më shumë. Shumë njerëz ndoshta nuk do ta pëlqejnë këtë fakt, por djersa ka një funksion të rëndësishëm ndihmon trupin të ftohet. Kur pini diçka të ftohtë, trupi fillon të nxehet për të kompensuar ndryshimin e temperaturës, ndërsa kur pini diçka të ngrohtë, ndodh efekti i kundërt.
Në shumë vende aziatike dhe disa në Lindjen e Mesme, pirja e një çaji të nxehtë gjatë muajve të verës është mjaft e zakonshme. Në një farë mënyre, pirja e një çaji të nxehtë në verë do t’ju ndihmojë gjithashtu të mbani temperaturën e duhur të trupit.