Pse duhet t’i fusni luleshtrydhet në uthull para se t’i hani

Ju tingëllon e çuditshme, por është më mirë për luleshtrydhet! Luleshtrydhet janë të shijshme dhe nuk janë as shumë të shtrenjta. Sepse ne e duam aq shumë këtë frut të kuq, saqë shpesh blejmë më shumë se një kuti, kur ato janë në shitje.

Për fat të keq, na ka ndodhur më shumë se një herë që, disa luleshtrydhe në kuti janë të prishura, dhe për pasojë prishin edhe pjesën tjetër të tyre. Por, më këtë truk të vogël që do t’ju tregojmë, luleshtrydhet e prishura do t’i përkasin të kaluarës.

Tashmë me trikun e vogël, që kemi sjell për ju, nuk do t’i hidhni më luleshtrydhet se ju prishen, por ato do të rezistojnë edhe për shumë kohë, derisa ju t’i keni ngrënë.
Nëse ju, luleshtrydhet e sapo blera i futni në një tas me uthull, para se t’i vendosni në frigorifer, ato do të qëndrojnë të freskëta për një kohë të gjatë.

Por çfarë ju nevojitet për ta bërë përbërjen me uthull, për të mbrojtur luleshtrydhen nga prishja.

-uthull të bardhë

-ujë

-tas i madh

-pecetë

-kullesë

Merrni tasin dhe mbusheni me një gjysmë gotë uthull të bardhë dhe një gotë uji.

Shtoni luleshtrydhet në tasin me ujë dhe uthull dhe lërini ato ta thithin atë për disa minuta. Uthulla do të sigurohet që, çdo spore dhe baktere të zhduket nga luleshtrydhet. Këto spore me myk janë ato që bëjnë që luleshtrydhet të bëhen të buta dhe të myken në mënyrë të shpejtë. Uji do të ndryshojë ngjyrën shumë shpejt për shkak të këtyre sporeve të mykut.

Vendosni ato në pecetë që të thahen tërësisht. Vendosni një peshqir të pastër në frigoriferin tuaj dhe vendosni atje luleshtrydhet.

Do të jenë të freskëta për shumë kohë. Dhe mos u bëni merak, ato nuk do të mbajnë erë apo shije uthulle! Shija e tyre do të jetë sërish suuuuper e mirë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *