“Pse heshti Berisha pas pazarit të 2017-ës?”/ Bamir Topi: Vendimi i Bashës, ekzekutim i një porosie të SHBA-ve

Ish-presidenti Bamir Topi komentoi vendimin e kreut të PD-së Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat.

Në intervistën në emisionin “Frontline” në “News24” Topi tha se beson që katalizatori kryesor në proces janë SHBA-të, që duke i kërkuar Bashës përjashtimin e Berishës i kanë hequr të gjitha alibitë. Basha mori një porosi shumë dashamirëse nga amerikanët për demokratizimin e PD dhe e ekzekutoi duke dalë nga të gjitha alibitë.

“Ju a kam thënë dhe e kam thënë, politika e vendeve mike nuk ecën me emra. Largojuni emrave. Në çdo kohë ka titullarë institucionesh, faktorë gjeopolitikë, gjeostrategjikë. Bota ecën pa emocione, me vizion shumë largpamës. Njerëzit janë shumë të rëndësishëm. Është një linjë institucionale. Ka shumë aktorë, aktorë që kanë qenë, janë dhe do të vijnë. Kur kemi shembullin elokuent të znj.Merkel. Një lidere e jashtëzakonshme me mbështetje të jashtëzakonshme, hipotekë të jashtëzakonshme vjen dhe largohet. Ky është shembull i qartë për personazhe të tjerë që kërkojnë të qëndrojnë në pozicione që kanë pasur.”

Pyetjes:“Më mirë me, apo pa Berishën?”, Bamir Topi i përgjigjet:

Emrat janë të rëndësishëm por më të rëndësishëm janë institucionet. Nëse do tu referohemi fjalës se Berishës për pazare, Berisha është disa vite me vonesë. Pazari më i përfolur në media është i vitit 2017. Del një pyetje, ky njeri ka qenë në dijeni apo jo? Nëse ka qenë në dijeni pse zgjodhi heshtjen. Gjithçka po bëhej në simbiozë, në dyshen Basha-Berisha. Faktet e ditëve të fundit po dëshmojnë diçka tjetër, që z. Berisha ka qëndruar në tërheqje duke shpresuar të ruajë një lloj status quo-je brenda PD. Besoj që katalizatori më i fortë në këtë proces janë SHBA-të. Edhe kur nuk ka qenë kryetar pushteti i Berishës në PD ka qenë i pranishëm. SHBA-të nxiti Bashën të dilte nga të gjitha alibitë, sipas zërave janë shprehur në takime të tjera, që e ka pasur një pengesë në rrugëtimin e tij. Veprimi i Bashës është një ekzekutim i një porosie shumë dashamirëse që është dhënë për demokratizimin e PD”.

Ish-kreu i shtetit tha se Edi Rama është njeriu më i privilegjuar në këto momente, ndërsa shtoi se ai duhet të artikulohet për ngjarje të tilla të rëndësishme.

A kishte nevojë? Sigurisht që kishte shumë nevojë. Që nga 1990-ta të gjitha vendet e Evropës Demokratike i kanë ricikluar elitat e tyre politike disa herë. Kanë ardhur, kanë ikur disa presidentë të SHBA-ve. Ne kujtojmë që një pozicion, kryetari i partisë, të është dhënë dhe mund të ikësh kur të duash ti. Prandaj ajo që u tha, u tha në formë ultimative”, shprehet Topi.

Sipas meje dielli nuk rrotullohet rreth Berishës dhe Bashës, është një çështje ekskluzive e PD-së. Edhe për pak desh i iku PD-së aleati strategjik”, tha ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *