Pse i harrojmë ëndrrat?

Ëndrrat shpesh herë mund të jenë përvoja intensive. Ëndrrat janë mënyrë e trurit për të luajtur me imagjinatën tuaj dhe kufijtë e imagjinatës.

Sido që të jetë, disa ëndrra mund të jenë shumë intensive dhe mund të ju duken shumë të vërteta sa ju mendoni që nuk jeni në gjumë. A ju ka ndodhur të zgjoheni në mëngjes dhe të mundoheni ta kujtoni se çfarë keni përjetuar në ëndërr, por nuk ju kujtohet asgjë. Kjo është shumë e zakonshme dhe na ka ndodhur po thuajse të gjithëve.

Gjinia jonë, personaliteti, dhe madje edhe marrja e vitaminave mund të ndikojnë funksionin e trurit kur jemi në gjumë, raporton “Medical News”.

Në Greqinë e lashtë është besuar se ëndrrat mund të predikojnë të ardhmen. Ndërsa, njëra prej teorive më të njohura për ëndrrat është ajo e psikologut Sigmund Freud, ai ka besuar se përmbajtja e ëndrrave tona është e lidhur me përvojat dhe kujtesën që është krijuar nga fëmijëria jonë.

Janë të njohura dy lloje të ëndrrave. Faza e REM (lëvizje e shpejt e syve gjatë gjumit) dhe faza jo REM. Kur jeni në fazën e REM të gjumit ju keni më shumë mundësi të shihni ëndrra që janë shumë të çuditshme. Këto janë ëndrra që kur zgjoheni mund të i mbani mend.

Ndërsa në fazën tjetër, ju përjetoni ëndrra statike ëndrra të cilat nuk mund të i mbani mend. Shumica e ëndrrave zgjasin 5-20 minuta.

Mirëpo, shkencëtarët kanë gjetur disa arsye se pse mund të i harrojmë ëndrrat dhe njëra prej tyre është edhe gjinia. Gratë e kanë më të lehtë të i kujtojnë ëndrrat sesa meshkujt.

Mosha po ashtu luan rol, përderisa plakemi e kemi më të vështirë të i kujtojmë ëndrrat. Si dhe varet se sa orë bëni gjumë.

/Burimi: Medical News/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *