Edi Rama deklaroi se do të bëhen rishikime në procesin e vettingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve duke deklaruar se ata do të hetohen pas pezullimit nga detyra. Ndërsa i nxitur nga pyetja gazetarëve kreu i qeveris komentojë shkarkimin e Ervin Bushatit nga posti i kreut të Postës Shqiptare. Rama u distancua nga ngarkimi apo shkarkimi i drejtorëve në detyrë duke u shprehur se nuk e shikon as të arsyeshme ta komentoj pasi është “jashtë” kompetencave të tija.
“Sa i përket drejtorit kjo është risi në konferencën e shtypit. Unë nuk përgjigjem për vënie dhe largime drejtorësh. Nuk është fare temë për këtë sallë”, u shpreh Rama.
PJESË NGA KONFERENCA:
Rama: Nëse bëjmë Këshillim për taksat, të gjithë do kërkojnë të hiqen të gjitha taksat. Këshillimi Kombëtar bëhet për të çarë disa rrugë të tjera. Janë nisur dhe janë ndalur qeveritë më parë dhe ne. Tani ka folur opinioni publik që është më shumë sesa të flasë një shumicë qeverisëse. Duhet ta marrin në konsideratë dhe partnerët tanë, rrugën ta gjejmë shpejt. Emigrantët kanë rol në ekonomi dhe është e pa tolerueshme që për të sjellë 30 mijë paund duhet të kalojnë kalvar edhe këtu. Çdo pikë duhet që të çmohet në mënyrë financiare duke u formatizuar. Edhe këtu qarkullon një pjesë e parasë së bizneseve që është në vite, puro evazion fiskal. Edhe për të do të shohim si do të integrohet.
Pyetje: 60% e pyetësorëve janë plotësuar nga Posta, a lidhet largimi i Ervin Bushatit? Pezullimi i magjistratëve, si do e përcillni zërin e qytetarëve në një pushtet të pavarur?
Rama: Sa i përket drejtorit kjo është risi në konferencën e shtypit. Ndonjëherë pyes veten e keni seriozisht. Jemi pushtet legjislativ. Nuk pezullojmë ne qeveria gjykatësit por bëjmë një ndërhyrje në legjislacion. Nuk vazhdojnë punën këta dhe të vazhdojnë të bëjnë gjëma. Edhe vendimi im ka qenë siç është si i qytetarëve. Mbështetja e qytetarëve për këto vendime na jep përgjegjësi më shumë. Do e bëjmë siç kemi bërë gjërat që kemi thënë. Gjërat që unë them, bëhen është çështje kohe. Se përndryshe nuk i them. Sa i përket drejtorit, unë nuk përgjigjem se nuk është puna ime fare, nuk është temë për këtë sallë.