Pse ka përmbytje kur po bëheni 10 vite në pushtet? Justifikohet Rama: Jemi në “normalitetin” e kohës së mbrapshtë që jeton tërë bota

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e fundit në vend me reshjet dhe përmbytjet kryesisht në veri të vendit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama ‘ngren’ pyetjen se përse pas 10 vitesh ka ende përmbytje, ndërsa edhe vetëpërgjigjet duke u justifikuar.

Nga ana tjetër ai vijon të krahasohet me kohën e para 10-të viteve kur kryeministër ishte Sali Berisha.

Postimi i Ramës:

Pyetje: Pse ka akoma përmbytje kur po bëheni 10 vjet në pushtet?

Përgjigje: 10 vjet më parë kur në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri shkonte uji edhe deri në çati, sepse dorës së Zotit i bashkohej edhe dora e mbrapshtë e robit në qeveri! Sot jemi në “normalitetin” e kohës së mbrapshtuar që jeton tërë bota, duan s’duan ata që s’duan thonë ç’thonë ata që ç’nuk thonë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *