Pse kjo foto e Julia Fox dhe Martha Stewart u bë virale këtë javë?

Aksesori më i mirë i modës është personi që qëndron pranë jush. Kështu nis artikullin ‘CNN’ për foton që u bë në mbrëmjen gala LACMA Art+Film në Los Anxhelos, nga Martha Stewart dhe Julia Fox. Me më shumë se 22,000 pëlqime u morën në foton që u shpërnda në Twitter. Komentuesit bënë shaka për pamjen e dy grave në foto, duke i cilësuar si dy botë të ndryshme.

Fox dhe Stewart na kujtuan se nuk ka asgjë që interneti e do më shumë sesa të shohë përplasjet e dy botëve. Stilet e tyre ishin të ndryshme në natën e shfaqjes së çmimeve. Stewart, kishte veshur një fustan të thjeshtë ngjyrë kafe ndërsa Fox kishte vetulla të zbardhura, një pamje gri të lëmuar me spërkatje dhe një fustan “të guximshëm” që zbulonte të gjithë bustin e saj.

Sapo njerëzit gjetën foton, e bënë menjëherë meme në rrjetet sociale.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *