Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja lidhur me grupin e Elvis Demçes, i njohur ndryshe edhe si “Zot i Drogës” në Romë. Siç bëhet me dije më herët, drejtuesit kryesorë të këtij rrjeti trafikantësh ishin Arben Zogu, Dorian Petoku dhe më pas Elvis Demçe që mori të gjithë trashëgiminë e bandës.
Në përgjimet që janë publikuar nga mediat italiane, del edhe emri i ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Ndonëse ky i fundit nuk ka asnjë lidhje me grupin, emri i tij përdoret për të bërë një lloj krahasimi sesi lëvizte kundërshtari i Elvis Demçes.
Sipas përgjimeve, Elvis Demçe flet me një person ende të pa identifikuar, të cilit i kërkon eliminimin fizik të një kundërshtari që kohët e fundit është kthyer në shqetësim për të. Elvis Demçe bën porosinë, por personi i panjohur që është shqiptar nga komunikimi në gjuhën shqipe, i flet për vështirësitë për të arritur deri tek objektivi.
Shtetasi tjetër, shqiptar, i thotë Elvis Demçes se personi që ai do të vdekur nuk e kapte dot pasi personi në fjalë e ndryshonte çdo ditë makinën dhe kishte 10 shtëpi, duke e bërë të vështirë kapjen e tij. Pikërisht në këtë moment Demçe acarohet, ndërsa i thotë shokut: Pse kush është ai, Sali Berisha?
Pjesë nga përgjimet:
Elvis Demçe: Rop me ia dit shpit me ju plan na mi prit posht shpis kur*** me ia ** robt me ba terror.
I panjohur: Ka 10 shtëpia aj mor frato s’kapet kun
Elvis Demçe: A je agjent sekret a jo? Lerë fare se ai është budalla, homoseksual. 10 shpi thua? Po pse? Kush është ai, Sali Berisha?
I panjohur: S’del asnjë ditë zemër vetëm del me dy makina si e shoqërojnë e çdo ditë e ndërron makinën, e nuk fle asnjëherë tek e njëjta shtëpi
Elvis Demçe: Motër****, me e gjet kun, mi plas trut.
I panjohur: Rop me n’zerr inatin e bufin demek sikur jam tu vra nanji koleg të viagenovës.
Elvis Demçe: Se ma ke fiksu keq
I panjohur: As asht ropqim mor zemër tan i kan dhi në burg.
Elvis Demçe: Aj rop*** s’ka re mre se punon me to thojn tanë. Ja dale sa ti bëj kët kurthin e fundit shife ti ca kam për mi ba pos e lash dekun tok mes torbeles me kryt bira bira ta shofi.
I panjohur: Aj p*** motre mka njoft mu kristin tone e shoferin kur kena ba punën zemër
Elvis Demçe: Po rop
I panjohur: Matematika ke ai p*** motre a tu me cu.