Trajneri portugez José Mourinho vazhdon me vijën të tregohet i ashpër me katër lojtarët e ndëshkuar dhe ka vendosur të mos i thërrasë ata për ndeshjen jashtë fushe në Cagliari. I vetmi i grumbulluar nga të përjashtuarit e së dielës së kaluar është Marash Kumbulla.
Ka dy arsye kryesore për rikthimin e tij. E para është më logjike, domosdoshmëri. Sepse pa Smalling, shqiptari është i vetmi qendërmbrojtës në dispozicion.
Mancini dhe Ibanez u dëmtuan gjatë ndeshjes kundër Napolit. Arsyeja e dytë lidhet me sjelljen e Kumbullës. Një “mea culpa” e shqiptarit në Instagram: “Nga gabimet mëson. Pak fjalë, shumë punë! Para Roma”. Një mesazh i vlerësuar veçanërisht nga tifozët.
/Priza/