Mushkonjat janë insektet më të bezdisshme me pickimet e tyre që të stë lënë rehat .
Por egzistojnë edhe ata njerëz që pickohen më shumë dhe nga ta që pickohen më pak pse ndodh kjo.
“Arsyet pse mushkonjat tërhiqen nga njerëzit janë diskutuar në disa studime. Këto studime kanë diskutuar erën e trupit, ngjyrën e trupit, temperaturën dhe strukturën e lëkurës, mikrobet që jetojnë në lëkurë, statusin e shtatzënisë, dioksidin e karbonit të nxjerrë nga njerëzit, alkoolin dhe llojin e dietës. Në përgjithësi, studimet sugjerojnë se gratë shtatzëna, njerëzit me temperaturë të lartë trupore dhe djersë, prani të ndryshme të mikrobeve të lëkurës dhe ata me lëkurë më të errët mund të jenë më të ndjeshëm.”
Grupi i gjakut
Studime rreth grupit të gjakut dhe pickimit të mushkonjave tregojnë se ata me grup gjaku A – kanë më pak gjasa të jenë pre e mushkonjave. Por, kemi një lajm të keq për ata me grup gjaku 0. Duket se ky grup njerëzish është më tërheqësi për mushkonjat.
Pra, nëse jeni një nga ata njerëz me të cilët mushkonjat pëlqejnë të festojnë, shkencëtarët ende nuk mund t’ju thonë saktësisht pse. Ndoshta ju lëshoni më shumë CO2, nxehtësi ose acid laktik, jeni të grupit të gjakut O ose keni llojin “e gabuar” të baktereve në mikrobiomën tuaj.