Temperaturat po bien gjithnjë e më shumë dhe kjo do të thotë probleme shëndetësore për disa njerëz.
Ndryshimet atmosferike në një pjesë të popullatës, përveçse janë shkas për ftohjet, përkeqësojnë dhimbjet e kyçeve dhe kockave. Mjekët ende nuk janë plotësisht të qartë pse ndodh kjo.
Ekziston mundësia që ndryshimet e temperaturës të lidhura me reshjet të gjenerojnë ndryshime në mbështjellësin e indit lidhës të quajtur shtylla kurrizore.
Sipas këshilltarit mjekësor Lynn Poston: “kur muskujt dhe nyjet ftohen, lëngu rreth kyçeve dhe tendinave trashet, duke na bërë të ndihemi të ngurtësuar”.
Një tjetër teori është se dhimbja është pasojë e rënies së presionit atmosferik që ndodh kur rritet lagështia në ajër.
Vitet e fundit, disa studime kanë vënë në dukje se faktorët nga mjedisi i jashtëm ndikojnë në shfaqjen e dhimbjeve të kyçeve, por studiuesit nga Harvardi e përjashtuan atë lidhje.
Gjithsesi, mbetet një temë që zgjon interesin e shkencëtarëve deri në atë masë sa ekziston një shkencë e veçantë që merret me të, e quajtur biometeorologjia mjekësore.