Pse ndryshoi Edi Rama itinerarin nga Strasburgu në Paris

Kryeministri Edi Rama bëri mbrëmjen e djeshme një njoftim ku ka treguar se nuk do të ishte më në Stazburg.

Rama ditën e djeshme pati një sër diskutimesh dhe debatesh në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kryeministri doli nga treni në një video që ishte për  emisionin  “Opinion” ku tha se ishte nisur për në Paris dhe gjithashtu sqaroi arsyet e fjalimit të tij.

Përshëndetje Blendi, në tren nga Strasburgu për në Paris”,-tha Rama. Paralelisht mediat në Shqipëri raportuan me shpejtësi se Rama ishte refuzuar, kësaj here jo nga një, as nga një grup, por nga të gjitha grupet parlamentare në Këshillin e Evropës.

Rreth orës 22:00, 30 minuta përpara mbërritjes, është lidhur me emisionin Opinion, në një vagon të qetë, ku duket i pashoqëruar. Në pamje Rama shihet vetëm, a ka një “darkues” rezervë që e pret teksa zbret nga treni?

Mund të ishte nisur me çartertin e Air Albania për Tiranë, ku e priste seanca e sotme parlamentare dhe një konferencë shtypi, por ia la këto detyra zëvendëskryeministres dhe u nis për një shëtitje të paplanifikuar në Paris. Me duar në xhepa, por, në ndryshim nga muajt e parë të vitit 1998, xhepat nuk ishin bosh.

Megjithëse axhenda zyrtare e Kryeministrit ruhet si sekret shtetëror,  kemi një shkelje  të protokollit, jo vetëm të sigurisë personale. Krerët e qeverive apo shteteve janë të detyruar të deklarojnë vendondodhjen dhe takimet, edhe për sigurinë kombëtare.Nesër kryeministri do të jetë në Berlin ku pritet të zhvillojë disa takime. Parisi duket se është “kontrabanda” e radhës pa ‘protokoll në udhëtimet e Edi Ramës.

 

 

/dosja

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *