Është vapë dhe asgjë më shumë nuk ju shijon sesa një gotë me ujë të ftoftë, por me sa duket ajo gota me ujë të ftoftë nuk është shumë e mirë për shëndetitn.
Më poshtë do të gjeni disa arsyeje se pse nuik duhet ta pini ujin e ftoftë, edhe pse është nxetë.
1.Kur pijmë ujë të ftohtë, ne ngadalësojmë qarkullimin e gjakut në të gjithë aparatin tretës, pasi dihet që në mjedis të ftohtë, vazat e gjakut ngushtohen, pra bëjnë atë që njihet si vazokonstriksion.
2.Ushqimet që ne konsumojmë, ndërkohë që pijmë edhe ujë të ftohtë, nuk na shërbejnë aspak si burim energjie. Përkundrazi, energjia që sigurojmë prej tyre, nuk shkon për përballimin e aktivitetit tonë të përditshëm, por për të rregulluar temperaturën tonë të brendshme.
3.Uji i ftohtë pakëson sasinë e mukusit të sekretuar përgjatë aparatit tretës, gjë që bën të mundur dobësimin e sistemit imun dhe prekjen më të lehtë prej infeksioneve bakteriale, apo virale në traktin gastrointestinal.
4.Ushqimet që ti konsumon, ndërkohë që pi edhe ujë të ftohtë, metabolizohen më ngadalë në trup. Ky ngadalësim i metabolizmit mund t’ju çojë shumë lehtë edhe në shtim të peshës suaj.
5.Rënie të lehtë të temperaturës trupore. Qëllimin pse ne e konsumojmë në verë ujin e ftohtë, e arrijmë më së miri, por rënia e temperaturës sonë trupore na çon shumë lehtë në shpenzim të energjive tona të brendshme, të cilat mund t’i përdornim për aktivitetet tona të përditshme.