Kemi dëgjuar jo pak herë kur fëmijët e vegjël detyrohen nga prindërit e tyre t’i dhurojnë dashuri dikujt që po e takojnë për herë të parë, ose në shumë raste as nuk e ndjejnë ta bëjnë. “Puthe këtë” se është shoqja jote, se është kushërira…e kështu me radhë. Epo ta dini prindër që po bëni shumë gabim. Ekspertët kanë tregues se një gjë është e dëmshme për fëmijët sepse është një lloj shkeljeje e zonës së tyre të rehatisë.
Për shumë ju mund të thoni se është një ekzagjerim, por jo. Kjo ndikon shumë te fëmija juaj sepse nëse ju e detyroni që të shpreh dashurinë kur nuk e ndjen atëherë në rritje mund të bëhet më i prekshëm, më lehtësisht i detyruar të bëjë diçka nga një i rritur dhe madje edhe më i ekspozuar ndaj rrezikut të shfrytëzimit financiar, seksual etj.