Këngëtarja e njohur, Eranda Libohova ka folur për jetesën e saj tashmë në një fshat të Shqipërisë, në Hamallaj por edhe mbi detaje lidhur me jetën e saj private.
“Shpesh më pyesin pse nuk je martuar, pse nuk martohesh. Fakti që nuk martohesh, nuk do të thotë se unë jam më pak e lumtur se një që është e martuar. Jo se nuk e dua martesën, se unë vij nga një familje tradicionale, por që kështu ka ndodhur. Kanë ardhur kohëra të tjera. Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria. Ndjehem e përmbushur dhe shumë mirë në të gjithë qenien time.
Unë kam qenë në çift dhe nuk jam ndjerë e robëruar. Në momentin që kam ndjerë presion për diçka që nuk më bën të ndihem vetvetja, jam munduar të largohem”– u shpreh këngëtarja e njohur.
Sa i përket aktiviteteve, ajo tha se pavarëisht lodhjes nga aktivitete të njëpasnjëshme, ajo prefereonte që të të ishte gjithë kohës në lëvizje.
“Aktivitetet më lodhin më së shumti kur i kam të njëpasnjëshme. Megjithatë e dua punën sepse më bën të ndihem mirë, jam në lëvizje vazhdimisht. Gjithmonë, neve puna e tjetrit na duket më e lehtë. Nuk është fare e lehtë të përballesh me pagjumësinë, me njerëz, me humorin që duhet të jesh gjithmonë e gëzuar në sy të njerëzve”, tha ajo./faxweb