Pse nuk po rindërtohet Teatri Kombëtar? Rama: U rritën çmimet, ka kaluar në plan të dytë!

Në një konferencë për Javët Ndërkombëtare të Kulturës që nis sot me Francën, kryeministri Edi Rama është pyetur edhe në lidhje me projektin e Teatrit Kombëtar në lidhje me arsyet se pse nuk po ndërtohet.

Rama pohoi se kjo vonesë lidhet me rritjen e çmimeve në fushën e ndërtimit, ku nevojitet një manual i ri shpenzimesh dhe nga ana e qeverisë.

Pyetja: Pse nuk po ndërtohet Teatri Kombëtar, a ka ndryshim planesh apo mungesë parash?

“Për fat të keq prej 3 vitesh kemi plane dhe projekte për të realizuar ndërkohë që vendi, përballet nga një sërë faktorësh jashtë nesh. Fatkeqësisht lufta që ka nisur në Ukrainë, ka goditur shumë në rritjen e çmimeve, jemi diskutuar për ndikimin që ka pasur së fundi rritja e çmimeve edhe në industrinë e ndërtimit, gjithë problemi është ky moment i vështirë, i kalimit nga plani në letër në zbatim.
Është e kot që me çmimin ekzistues t’iu kërkosh kompanive që të investojnë për interesin publik, që janë shumë më të shtrenjta nga sa janë në manualin e vjetër. Patjetër që Teatri do të ndërtohet ashtu si plani që ne kemi publikuar, pasi është futur në mes një ngjarje që nuk mund të parashikohet dhe evitohet”, u shpreh Rama.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *