“Pse nuk pranoni…?”, deputeti Jenishehri sfidon Ramën, Bashën e Kryemadhin

Deputeti Selami Jenishehri, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi në debat. Ai kërkon të dijë se pse ata nuk pranojnë një debat televiziv me të.

Më tej, Selamiu hedh shashkën e radhës, duke argumentuar kërkesën e tij se Rama, Basha e Kryemadhi nuk dalin në debat me të, pasi refuzojnë të tregojnë se ku i marrin paratë. Selami Jenishehri përfaqëson partinë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë”.

Në 30 mars të këtij viti, “Fiks Fare” i bëri atij një kamer të fshehtë. Deputeti Jenisheri i kërkoi gazetares së “Fiksit” që u kandidua për deputete, një tjetër shoqe që ta vendosë në listë. Që në takimin e parë edhe gazetares tjetër të “Fiksit” ai i kërkoi menjëherë të dhënat për të plotësuar formularin e kandidimit. Të dyja “kandidateve” u premtoi që do të punonte fort për t’i bërë deputete.

Më datë 23 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listat për deputet të koalicionit ABOEK. Bashkëpunëtoret e “Fiksit” ishin pjesë e kësaj liste, si kandidate për deputet të Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Shqipërisë, Përkatësisht në qarqet Tiranë dhe Berat. Në qarkun e Tiranës, gazetarja e “Fiksit” ishte e 15-ta në listën shumë emërore te koalicionit ABEOK, ndërsa gazetarja tjetër e “Fiks Fare” është e 4-a në listën e kandidatëve për deputetë. Menjëherë pas këtij miratimi zyrtar, “Fiksi” intervistoi deputetin Selami Jenisheri, kryetar i Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Shqipërisë. Ai deklaroi se këto kandidate i njihte prej vitesh, madje e kishin ndihmuar të ndërtonte edhe programin e partisë së tij.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *