Ardhja në jetë e një fëmije është gjëja më e bukur që mund ti ndodhë një çifti të ri .
Por sot nuk do të flasim për këtë, do ti kushtojmë rëndësi nënave të reja që sipas shkencës pasi sjellin në jetë fëmijën e parë nënat nuk janë më i njëjti njeri që ishin para shtatzënisë. Për disa arsye:
1.Shtatzënia dhe mëmësia mund të ndryshojnë strukturën e trurit të gruas
Këto ndryshime e bëjnë nënën të jetë më e kujdesshme ndaj bebes dhe 100% e dhënë pas tij. Kjo për shkak të ndryshimeve drastike hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë, lindjes dhe pas saj. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, truri pëson ndryshime në shumë zona të tij.
- Mëmësia përmirëson aftësinë e të mësuarit dhe kujtesën
E keni vënë re që mami gjen gjithçka që ti s’e gjen dot nëpër shtëpi? Ka një arsye pse duket sikur mami i di të gjitha! Sipas studimeve është kombinimi i eksperiencës së shtatzënisë, lindjes dhe ndryshimeve hormonale që përmirësojnë aftësinë e nënës së re për të memorizuar dhe për të mësuar më shpejt gjëra të reja.
- Edhe gjenetika juaj ndryshon
Në 2015-ën, u zbulua se një grua ndërkohë që është shtatzënë qelizat (me një background tjetër gjenetik) e fetusit futen dhe shpërndahen në trupin e gruas. Kjo është një tjetër provë që vërteton se gratë nuk janë më i njëjti person pas lindjes së bebit.