‘Pse Rama nuk është në paraburgim?’/ Reagon ish-ministri i Drejtësisë: Ja pse Lefter Koka nuk është ‘koka’ e aferës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me çështjen e inceneratorëve, ndërsa shton se Lefter Koka nuk është ‘koka’ e aferës. Sipas Manjanit, asnjërin prej pronarëve dhe administratorëve të këtij biznesi nuk i solli Lefter Koka.

Reagimi i Ylli Manjanit

Çështja “inceneratori” që po na serviret si InceneraTeri, nuk hahet as me vaj e as me uthull.

Lefter Koka nuk është koka e kësaj afere. Askush nuk e beson se bisnesin e incenerimit e solli Lefteri. Asnjërin prej pronarëve dhe administratorëve të këtij bisnesi nuk i solli Lefter Koka.

Kjo dihet botërisht, privatisht e zyrtarisht.

I thonë se është i korruptuar sepse 8 firma me NIPT në Durrës kanë faturuar për llogari të inceneratorëve. Lidhja e Lefterit me këto faturime është dukshëm e paprovuar.

Sinqerisht nuk e kuptoj logjikën e një akuze korrupsioni, pa patur në dorë faktin, dmth paratë e korrupsionit. As LSI si kallëzuese e as SPAK nuk duket që t’i kenë gjetur një cent të vetëm Lefterit nga shuma e parave që këto 8 firmat kanë faturuar.

Korrupsion pa lekë nuk di të ketë!

Nëse ka atëherë i bie që të gjithë firmat e Tiranës që faturojnë te Inceneratori i Tiranës, Elbasanit dhe Fierit që çojnë në burg për korrupsion kryeministrin, kryetarët e bashkive, ministrat e mjedisit, të financave dhe deputetët e këtyre zonave.

Hajt ta bëjmë burgun si ushtrinë dikur….

I thonë se ka bërë vendime qeverie. Po pse mo Lefteri ishte qeveria, apo njëri prej anëtarëve të saj?! Nëse ndjekim këtë logjikë, përse Rama kryetari i qeverisë nuk është në paraburgim?!

Ça llogjike është kjo?!

Insistoj që hetimi i inceratorëve është i paplotë, i mangët dhe i keq orientuar politikisht.

Imagjinoni, SPAK ende nuk ka pyetur pronarët e këtij biznesi. Le pastaj të shkojë te kokat e kësaj afere!

Kanë mbetur vetëm tek koka e Lefterit, i cili u “incenerua” politikisht nga Meta dhe më pas nga Rama.

Më vjen keq të shoh që prokurorë e gjykatës bëhen pjesë e këtyre lojërave politike dhe jo shërbëtorë të të vërtetës.

Shuuuuuum të fala reformës!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *