Lëkura është organi më i madh i trupit tonë dhe si çdo organ tjetër edhe ai jep shenja të cilat ju duhet t’i lexoni në mënyrë korrekte. Nishanet janë një prej tyre. Duke treguar vëmendje tek nishanet që nga momenti i daljes së tyre e deri tek forma apo ngjyra që marrin, mund të mësoni shumë për gjendjen shëndetësore të trupit.
Fillimisht, duhet të dini ç’janë nishanet dhe pse dalin në trupin tonë
Nishanet konsiderohen si rritje e lëkurës (zgjatje e saj) dhe mund të variojnë në forma/ngjyra të ndryshme. Ato mund të shfaqen kudo në lëkurë, vetëm apo në grup me të tjera.
Kur qelizat që prodhojnë pigmentin e lëkurës, të quajtura melanocite, rriten në grup, në vend që të shpërndahen përgjatë sipërfaqes, formojnë atë që quajmë nishane. Shumica e tyre shfaqen në ato pjesë të trupit tonë që janë më të ekspozuara ndaj dritës së diellit. Prandaj, është e mundur që sa më shumë kohë të kaloni në diell, aq më shumë nishane do të keni.
Shumica e nishaneve shfaqet gjatë fëmijërisë e deri në moshën 20-vjeçare. Kur hyni në statusin e “të rriturit” është normale të këni nga 10-40 nishane në trupin tuaj. Në disa raste ato shoqërohen me qime, ose mund të ndryshojnë me kalimin e kohës në ngjyrë, madhësi apo formë. Në raste të tjera, nuk ndryshojnë kurrë.
Kur duhet t’i shihni me kujdes dhe t’i kontrolloni?
Në fakt, shumica e nishaneve janë beninj, por ndonjëherë është e nevojshme të tregoni pak kujdes duke i parë nga afër, thjesht sa për t’u siguruar që gjithçka është ok. Përdorni një pasqyrë për të vëzhguar, sidomos në vende ku ekspozoheni vazhdimisht nga dielli.
Në cilin rast duhet të shkoni tek një dermatolog?
– Kur nishanet fillojnë duken ndryshe nga ç’janë dukur më parë
– Kur dalin të rinj pas të 30-ave
– Kur duken të acaruar apo krejt papritur del gjak
– Ngjyra e tyre ka ndryshuar
-Forma është e çuditshme dhe ndryshimi i dukshëm
Burimi: Bright Side