Protesta përballë kryeministrisë u zhvendos te Bashkia Tiranë. Belind Këlliçi është shprehur se organizimi ishte spontan nga ana e qytetarëve.
“Ka qenë një organizim spontan. Tubimi është paqësor, por nuk do të ndalemi pa e larguar Veliajn. Ky sot nuk është më institucion, këtu janë zyrat qendrore të kompanisë 5D, kompanisë që vjedh qytetarët çdo ditë”.