Që prej 10 ditësh qeveria shqiptare ka gjithçka gati për të pritur refugjatët afganë, por kjo nuk varet nga gatishmëria e qeverisë, pasi gjithçka lidhet me operacionet e shpëtimit që organizohen në terren nga forcat ushtarake amerikane.
Aeroporti në Kabul është shndërruar në një qendër masive refugjatësh që kërkojnë të largohen nga Afganistani. Kaosi në aeroportin e Kabulit është arsyeja kryesore që ka penguar fluturimin për në Shqipëri.
Tashmë talebanët kanë nisur kontrollin derë më derë për të gjetur bashkëpunëtorët e amerikanëve. Talebanët janë të pajisur me një pajisje identifikues, e përdorur edhe nga NATO, për të vërtetuar këta njerëz që kanë bashkëpunuar me qeverinë amerikane./TCH