Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, një mbështetës i flaktë i Partisë Demokratike, ka dalë sërish në mbrojtje të Lulzim Bashës, pas protestave për largimin e tij nga posti i kryetarit.
Mbështetjen që ka ndaj Bashës, ai e ka demostruar me anë të një videoje të shpërdarë në Instagram, ku shihet duke përshëndetuar kryedemokratin. Personalitete të së djathtës kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës. Por deri më tani, kreu i PD-së Lulzim Basha nuk është shprehur për dorëheqje, por në daljen e së martës nga selia blu ai foli për një masakër elektorale nga ana e kryeministrit Rama, të cilin e akuzoi se erdhi në pushtet me bandat e krimin.
Tejet i revoltuar, Stresi kalon në fyerje ndaj të gjithë emrave me mjaft integritet në PD, që kanë kërkuar largimin e Bashës. Ai i cilëson edhe si buburreca, ndyrësira e plehra. Pyetja që na lind krejt natyrshëm është se kush janë plehrat sipas Stresit?
Fatbardh Kadilli, anëtar i Këshillit Kombëtar ishte i pari që kërkoi dorëhqjen e mënjëhershme të Bashës, duke shpallur dhe kandidaturën e tij për kreun e PD-së. Kryetari i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani gjithashtu kërkoi dorëheqjen e Bashës pas humbjes. Nishani ka deklaruar më herët se rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit, dhe mbështetësit e opozitës. Si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur. Sipas tij, Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh. Ish-sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani deklaroi se Basha nuk mund të udhëheqë PD-në pas kësaj humbje të tretë.
Statusi
“Per te gjithe ju demokratet qe doni dorheqjen e Zotit @lulzimbasha ta harroni ndyrsira plehra… Partia Demokratike E Shqiperise Eshte Shtepia Jone… Jeni Mbledh Disa Buburreca Blla Blla Blla Kot. Ne Nuk Dorzohemi Nga Kauza Jone E Kemi Amanet Nga @saliberisha_official Dhe Do Ta Cojm Deri Ne Fund”.
View this post on Instagram