Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë dy ditore në Kosovë, që ishte e para pas betimit në krye të shtetit. Hapësirën kryesore të vizitës e zunë dy çështje, kërkesa e Presidentes Vjosa Osmani për të traktat për mbrojtje të përbashkët mes Tiranës dhe Prishtinës dhe refuzimi i takimit nga kreu i LDK-së, Abdixhiku pasi Begaj nuk shkoi në selinë e partisë që ai drejton.
Abdixhiku u shpreh se refuzonte ftesën e kreut të shtetit shqiptar pasi ky i fundit e kishte ftuar në selinë e Kuvendit. Ai shprehej se presidenti shqiptar duhet të shkonte në një takim në selinë e LDK-së.
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës nga radhët e LDK-së, Skender Hyseni, e ka cilësuar këtë si një akt turpi dhe skandal diplomatik në një status në Facebook.
“Pretendimi idhnak i Abdixhikut se Presidenti shqiptar duhej të shkonte në selinë e LDK-së për takim, shpërfaq një ego infantile politike të të parit të LDK-së”, shprehet Hyseni.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës është seli, e përtej selie e çdo partie politike parlamentare në Kosovë”, shtoi ai.
Ndërkohë pretendimi i kreut të LDK-së duket se nuk qëndron, pasi vetëm 3 muaj më parë kishte takuar presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq të cilin, e kishte takuar në një hotel në Prishtë. Ndërkohë gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Prishtë, Abdixhiku ka zhvilluar një takim me të në një nga kafet e Prishtës.
Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai ndodhet në ditën e dytë të vizitës së tij në Prishtinë, në vizitën e tij të parë në detyrën e Kreut të Shtetit shqiptar. Begaj është pritur me një ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani, me të cilën zhvilloi dhe një takim “kokë më kokë”. Begaj gjithashtu u prit nga kreu i ekzekutivit të Kosovës, Akbin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ndërsa sot në ditën e tij të dytë të vizitës zyrtare në Prishtinë Begaj u takua me Komandin e KFORI-t.
Pse s’u takua Bajram Begaj me kreun e LDK-së? Abdixhiku 3 muaj më parë takoi Gjukanoviç-in në hotel dhe Ramën në kafe
Leave a comment