“Pse të djeg kaq shumë?”/ Debati i Salianjit me Braçen; Herën tjetër do marr një brisk të gjatë sa ty

Deputetit Ervin Salianji  i është tërhequr vëmendja disa herë ditën e sotme në Kuvend gjatë seancës parlamentare rreth debatit që ka pasur me deputetin Erion Braçe, duk e akuzuar këtë të fundit se i ka dalë emri në përgjimet italiane për biznesmenin Rezart Taçi.

Në këtë moment ndërhyri nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj duke thënë:

A ka mundësi ti përmbaheni rregullave të etikës në këtë kuvend? Një masë vërejtje e keni marrë, ju e dini që kur e ripërsërisni ju hiqet e drejta e fjalës”.

Ndërkohë Salianji vijoi duke akuzuar eksponentë të qeverisë për veshje të shtrenjta.

Këto cështjet me personale të fali ky e ai sikur keni ju gjë në dorë, herën tjetër do marr një gjë që është i gjatë sa ty, një brisk. Po ç’drejtësi sociale këtu ke njerëz deputet të PS drejtues të qeverisë që veshja ju bën sa buxheti për 5 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike në një vit? Ju që bëni më shumë të shqetësuarit”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *