Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka komentuar gjestin e deputetit Edmond Spaho që vazhdon dhe i bie bilbilit.
Balluku ka ironizuar veprimin e Spahos duke thënë se i kanë lënë detyrë të vështirë, ndërsa këshillon Isuf Celajn duke i thënë t’i bie dhe ai dhe të nderojë Tropojën.
“I dashur Mondi, bjeri dhe vazhdo t’i biesh. Po si i ndani detyrat te partia juaj. Isuf merre bilbilin dhe ndero Tropojën. Pse ia lënë Mondit të gjithë detyrat e vështira. Vetëm ti sakrifikohesh. Respekte për qëndresën. Përsa i përket koncesioneve doja të sqaroja atë që është i lidhur me drejtorinë e transportit rrugor SPS e famshme dhe famëkeqe, pasi vendosëm t’ia hiqnim koncesionarit dhe t’ia vinim shtetit dhe fitimi është dyfish më pak nga çfarë harxhohej. Dua t’i kujtoj Tabakut një ndër koncesionet që përfliten është ai i mallrave të përgjithshëm të portit të Durrësit që është dhënë në kohën tranzitore. Koncesionet e qeverisë tuaj janë njëra më korruptive se tjetra dhe ne po i kthejmë te administrata”, tha Balluku.