Pse tradhëtojmë? Tashmë e keni një përgjigje

Tradhtia e njërit ose e të dy partnerëve, është një nga “incidentet” të cilat shkatëron martesën në shumicën e rasteve.

Megjithëse ka çifte që janë në gjendje ta kapërcejnë “mëkatin” dhe ja dalin që të forcojnë akoma dhe më shumë madhënien.

Priza.al ju sjell disa nga arsyet kryesore pse ne tundohemi:

Hakmarrja

Ne jemi tradhtuar, jemi të zemëruar dhe po kërkojmë hakmarrje. Ose ndiejmë se po trajtohemi keq dhe besojmë se na është bërë padrejtësi. Kjo është një nga arsyet më të shpeshta të marrëdhënies pas trathtisë.

Mërzia

Marrëdhënia është bërë “gri” dhe është konsumuar me kalimin e kohës, pasioni i është nënshtruar rutinës dhe nuk na dërgon më sinjale. Një takim me një të huaj ose me një partner të rastit, na jep një ndjesi “shpimi” që nuk mund t’i rezistojmë.

Papjekuri dhe vetëvlerësim i ulët

Një çift i formuar nga individë të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm, do të jetë më pak i prirur për tradhti, në krahasim me një menaxhim në të cilin ka probleme të vetëvlerësimit, brishtësisë emocionale dhe abuzimit reciprok. Këto gjëra janë të paqëndrueshme që nga fillimi dhe rrezikojnë shumë të shkaktojnë tradhti.

Nje tërheqje e re

Ndienja e tërheqjes seksuale nga dikush tjetër, përveç partnerit tuaj, është një përvojë e zakonshme, edhe nëse vazhdoni jeni i/e dashuruar me të. Shlesh mund të ndiejmë dashuri të sinqertë për partnerin dhe në të njëjtën kohë të ndjehemi të intriguar seksualisht nga një person tjetër.

Kënaqësia e shkeljes

“Shija e ndalimit”, ndienja e rrezikut dhe dëshira për të provuar aftësinë tonë për t’i shpëtuar kësaj, të gjitha janë arsye që ushqejnë tradhësinë.

Dyshimi te vetja

Të eksperimentosh me shtigje të reja, të zbulosh se jemi akoma në gjendje të joshim dhe të gjenerojmë tërheqje, për të zbuluar “çfarë mund të ndodhë nëse …”.

Zgjedhja për të mos tradhtuar është po aq e mundur

Arsyet që mund të çojnë në tradhti janë të shumta, por ndërkohë na ftojnë të mos e bëjmë atë, veçanërisht nëse ndienjat e vlerësimit për partnerin tuaj, janë akoma të gjalla. Respekti, besimi, gatishmëria për ta ndarë jetën në një histori të rëndësishme, mund të jenë arsye të forta për të qëndruar besnikë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *