Pse Turqia është kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO?

Suedia dhe Finlanda janë mbështetur në lëvizjen e tyre për anëtarësimin në NATO gati nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës.
Vetëm Turqia ka shprehur rezerva.

Ankaraja akuzon dy vendet se kanë mbështetur Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila ka zhvilluar një luftë të armatosur kundër qëeverisë turke për dekada.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha se Suedia dhe Finlanda duhet të ndalojnë mbështetjen e terroristëve në vendet e tyre, të ofrojnë garanci të qarta sigurie dhe të heqin ndalesat e eksporteve ndaj Turqisë.
Ai shtoi se Turqia nuk po kërcënonte askënd.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, zyrtarë të NATO-s, politikanë suedezë dhe finlandezë thonë të gjithë se janë të bindur se çdo shqetësim mund të adresohet

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *