Brad Pitt është një ndër aktorët më të dashur dhe simpatik të Hollywood-it. Më herët, ai habiti me paraqitjen e tij në premierën e filmit “Bullet Train”.
Ai kishte veshur një fund, gjë që i la të gjithë pa fjalë. Brad i tha Revistës Variety: “Nuk e di! Ne të gjithë do të vdesim, kështu që le ta ngatërrojmë paksa situatën”. Brad kishte veshur gjithashtu një këmishë rozë si dhe për aksesor kishte vënë një varëse.
Jo vetëm kaq por ai ishte kombinuar duke veshur edhe një palë çizme të zeza.
Pjesë e kastit të filmit “Bullet Train” janë aktorë si: Joey King, Sandra Bullock, Aaron Taylor-Johnson, Logan Lerman, Michael Shannon, Zazie Beetz dhe Bad Bunny. Filmi që mezi po pritet do të publikohet më 5 gusht.
Filmi ka në qendër pesë vrasës. Ata përfundojnë në një tren plumbash që lëviz me shpejtësi nga Tokio në Morioka. Ikja apo largimi i tyre është thjesht i pamundur. Brad Pitt është një nga personazhet më të njohur të Hollywood-it, por ai ende nuk është i imunizuar ndaj problemeve njerëzore.
Ylli i Hollywood-it zbuloi në një intervistë se vuante nga depresioni dhe tregoi se si ndikoi në gjendjen e tij emocionale, pavarësisht punës në filma dhe suksesit të tij profesional.
“Unë jam ndjerë gjithmonë vetëm. I vetëm kur kam qenë i vogël, vetëm këtu, dhe vetëm kohët e fundit jam ndjerë më shumë i mbështetur nga miqtë dhe familja ime,” tha Pitt për revistën “GQ”.