Pseudonimi „Saban“, dorëzohet në polici personi që dyshohet për përdhunim në takimin e parë

 

Policia e Dyseldorfit ishte në kërkim të një përdhunuesi të dyshuar nga e mërkura (15 mars 2023) ajo publikoi foto të të dyshuarit dhe tani burri është dorëzuar në një stacion policie në Ingolstadt.

I riu me të dyshohet se ka përdhunuar të paktën një grua.

Sipas statusit aktual të hetimit, i dyshuari ka kontaktuar një grua nga Dyseldorfi përmes një platforme takimesh me pseudonimin “Saban”. Të dy caktuan një takim.

Në fund të tetorit të vitit të kaluar, ai e mori atë në adresën e shtëpisë së saj me një limuzinë argjendi (ndoshta një Mercedes), e çoi atë përgjatë një autostrade dhe më në fund ndaloi në një ndalesë pushimi të panjohur duke e përdhunuar, të paktën sipas denocimit të gruas. Policia gjermane bëri me dije se do japë të dhëna të tjera në lidhje me këtë ngjarje. Ende nuk është konfirmuar që ai të jetë një shqiptar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *