PSG tashmë po punon për rinovimin e Lionel Messit. Siç raporton “Le Parisien”, klubi francez është gati të bëjë një ofertë të domosdoshme për të bindur argjentinasin, të cilit i skadon kontrata në qershor, të vazhdojë karrierën e tij në Francë.
Ideja është ajo e një kontrate vjetore, plus një tjetër opsionale dhe kushtet ekonomike të pakrahasueshme me klubet e tjera në botë.
Kujtojmë se javët e fundit nga Katalonja thuhet se Barcelona dhe Messi po planifikojnë një rikthim të mundshëm, por edhe opsioni MLS është një mundësi. Messi këtë sezon është i magjishëm, ku në 15 ndeshje ka realizuar 9 gola dhe 10 asistime.