Pas blerjeve të ‘çmendura’ nga sheiku Al-Khelaifi, klubi francez nuk ka arritur ende të fitojë tofeun më të rëndësishëm në futboll, Champions League. Kohët e fundit, po qarkullojnë në merkato emrat të njohur, mbi të gjitha ylli i ekipit, Kylian Mbappe. Sulmuesi francez mbetet një temë e hapur për sa kohë, nuk ka rinovuar ende kontratën me PSG, ndërsa as Real Madrid nuk ka ndërmend të dorëzohet.
Presidenti i klubit, në një intervistë për “L’Equipe” është ndalur duke folur për Mbappe, Neymar dhe Pochettino.
“Dua të jem i qartë, Mbappe do të qëndrojë, nuk do ta shesim kurrë dhe as nuk do të largohet falas (kontrata i skadon në 2022). Këtu ai ka atë që i duhet, çfarë klubi tjetër mund të gjejë me më shumë ambicie se PSG? Diskutimi mbi rinovimin po ecën mirë, shpresojë të gjejmë një akord sa më shpejt.
Neymar? Barcelona provoi deri në momentin e fundit ta marrë, por ai është i lumtur këtu”, theksoi Al-Khelaifi.
“Në fund të sezonit jam takuar dy herë me Pochettino-n, kemi diskutuar 2-3 orë, nuk më ka thënë kurrë se dëshiron të largohet, ka pasur gjithnjë një sjellje pozitive”, përfundoi presidenti i PSG.
/Priza.al/