PSG-ja ka marrë një fitore të vuajtur në fushën e Lorientit në javën e 14 të Ligue 1. Kampionët në fuqi të Francës nuk kanë pasur në dispozicion Leo Mesin për shkak të dëmtimit dhe mungesa e tij është ndier.
Skuadra e Galtier zhbllokoi ndeshjen pas vetëm nëntë minutash lojë me Nejmarin. Braziliani përfitoi nga një gafë e portierit dhe shënoi me lehtësi.
Në minutën e 53, erdhi goli i barazimit nga vendasit me Moffi, që mposhti Donarumën me një goditje të fuqishme brenda zonës së rreptësisë pas një aksioni perfekt të Lorient. Nëntë minuta para fundit të ndeshjes erdhi goli që vendosi ndeshjen dhe i dhuroi fitoren Parisit. Ishte Danilo që shënoi për miqtë pas një goditje nga këndi të Nejmarit.
Vazhdon sezoni i shkëlqyer i O’Ney, i cili ka realizuar 11 gola në ndeshjet e luajtura deri tani në këtë sezon të kampionatit francez dhe ka dhënë plot nëntë asiste.