Kohët e fundit kanë qarkulluar thashetheme se PSG është në shitje. Për këtë gjë, ka dhënë disa deklarata presidenti i klubit francez, Nasser Al Khelaifi i cili ka mohuar gjithçka.
“Nuk do ta shesim. Por pse mos të dhurojmë një përqindje të vogël të klubit? Po shikojmë oferta të ndryshme për këtë gjë”, siguroi ai nga Doha.
“L’Equipe” raportoi se një fond investimi amerikan i bëri një ofertë emirit të Katarit, Tanim bin Hamad Al Thani, për të blerë një përqindje midis 10 dhe 15% të klubit francez për 300 milionë euro.