Synimi i PSG mbetet fitimi i Champions League. Drejtori i ri sportiv Luis Campos dhe trajneri i ri Christophe Galtier kanë ide shumë të qarta dhe po vendosin rregulla të reja disiplinore për të tentuar më në fund ta sjellin kupën me veshë të mëdhenj në Paris.
Rregulli i parë i padiskutueshëm: në periudhat në të cilat do të luhen ndeshjet ndalohen daljet në mbrëmje. Drejtori sportiv, siç raporton L’Equipe, ka vizituar personalisht klubet e natës së qytetit dhe ka kërkuar nga pronarët që të raportojnë lojtarët që shkojnë atje. Nëse një nga kampionët e PSG shfaqet në një nga këto ambiente, Campos dëshiron të informohet.
Një rregull që lojtarët ndoshta nuk e pëlqejnë, por që e pëlqen Christophe Galtier. Trajneri është pro rregullores së re, e cila është nxjerrë me shpresën për të kufizuar problemet jashtë fushës. Deri më tani, asnjë lojtar nuk ka shkelur udhëzimet. Kushdo që nuk është dakord me metodat e Campos është ende i lirë të largohet, siç theksoi vetë drejtori sportiv: “Nëse ka disa që nuk janë dakord, ata janë të lirë të largohen”.
Por kjo nuk është e vetmja masë e rëndë e miratuar. Ish-drejtori sportiv i Lille, në fakt, i ka ndaluar telefonat. Përdorimi i celularëve nuk lejohet gjatë mëngjesit dhe drekës në përpjekje për të afruar ekipin. Përveç kësaj, të gjithë lojtarët duhet të hanë vaktet e tyre së bashku në Camp des Loges. Lojtarët duhet të paraqiten në stërvitje midis orës 8:30 dhe 8:45 dhe, nëse do të paraqiten vonë pa një shpjegim të vlefshëm dhe të arsyeshëm, ata do të dërgohesn në shtëpi: “Asnjë lojtar nuk do të jetë mbi grupin,” vuri në dukje Galtier.