PSG sfidon Barcelonën dhe Juventus për yllin e Chelsea

Paris Saint-Germain është në garë me Barcelonën dhe Juventusin për nënshkrimin e mesfushorit të Chelsea, Jorginho.

Siç raportohet nga “Calciomercato”, italiani i lindur në Brazil është një emër i nxehtë momentalisht për shkak edhe të kontratës së tij.

Jorginho ka hyrë në fazën e vitit të fundit të marrëveshjes së tij me klubin anglez dhe mund të jetë i disponueshëm si një transferim i lirë verën e ardhshme. Ai gjithashtu mund të bie dakord për një parakontratë me klube jashtë anglisë pas vitit të ri.

Media italiane thekson se mesfushori nuk pranon të firmosë rinovimin për një pagë më të ulët se 7,5 milionë euro, ndërsa Chelsea nuk është i gatshëm t’i ofrojë atij më shumë se 6 milionë euro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *