Publikimi i e-maileve të Gledis Nanos, Anila Hoxha: Në Shqipëri ka prezencë të frikshme iraniane

Pas publikimit të e-maileve sekrete të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano, gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se autoritetet duhet ta marrin seriozisht këtë situatë.

E ftuar në emisonin “Top Story”, gazetarja Hoxha tha se nga sulmi iranian ka mundur të shpëtojë vetëm një sistem, ai i KAMSI-t, që është truri i prokurorisë kriminale, pavarësisht se është tentuar të sulmohej.

Hoxha theksoi se informacionet që merr Irani nuk dalin papritmas por, ka prezencë “serioze dhe të frikshme” iraniane në vend.

“Prokuroria është përballë fakteve. Në tërësinë e vet, akoma shteti mendon se “bëje zot ëndërr”. Çështja hetohet nga Bledar Malikaj. Ka pasur 1 mijë të dhëna, a është thjesht përgjim, apo më tepër sesa kaq. Duhet të merret seriozisht. Iranianët u zbuluan se njoftuan në Tëitter çdo të dhënë të marrë në e-albania. Shteti shqiptar me veprimet e veta hetimore, i kërkon Twitter të bllokohet çdo gjë. Hakerat hapin llogarinë me R-u por, të çonte te grupi Iranian. Është e njëjta metodë. Vetëm një sistem për të dhënat kriminale ka shpëtuar, KAMSI, truri dhe zemra e prokurorisë kriminale për çdo gjë kriminale. Është tentuar por, nuk është arritur. Është ngritur vitet e fundit me ndihmën amerikane. Po i kthehem sërish precedentit. Jemi mbushur me deklarata që nga 2013, anti-territori në gatishmëri. Kur raportonim për iranianët, media iraniane shkruanin me emër. Këto nuk janë info që merren befas, do të thotë se kanë prezencë serioze të frikshme. Nuk ishte rrufe në qiell të hapur, dihej qëndrimi i Shqipërisë. Sulm kibernetik është fjala e fundit e luftës virtuale. A mund të garantojë dikush që ky kampi këtu nuk është në gjendje të bëjë sulm terrorist”, tha gazetarja Anila Hoxha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *