Katër shtetasit e akuzuarit lidhur me skandalin e publikimit të pagave do të dënohen me shërbim prove. Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për të akuzuarit: Eni Qirjako, 32 muaj shërbim prove; Andi Agaraj, 4 vite shërbim prove; Klodian Sota, 32 muaj shërbim prove; Endri Ikonomi, 32 muaj shërbim prove.
Katër zyrtarët u dënuan fillimisht me 6 vite burg në total por që u konvertua në 12 vite shërbim prove. Gjykata e Tiranës ka pranuar pretencën e prokurorisë që ka kërkuar për 4 zyrtarët që akuzohen si autorë të publikimin në rrjetet sociale të listës së pagave të muajit janar të vitit 2021.
- Për Eni Qirjakon, specialiste IT e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të informacionit (AKSHI), u kërkua dënim me 2 vite, që për shkak të gjykimit të shkurtuar bëhet 16 muaj, dënim i cili të konvertohet në shërbim prove 32 muaj.
- Për Andi Agaraj, specialist IT te AKSHI, është kërkuar dënim me 2 vite për dy akuza ‘shpërdorim detyre’ dhe korrupsion, pra 4 vite gjithsej, që për shkak të gjykimit të shkurtuar bëhet 36 muaj burg dhe pezullimin e tij në 4 vjet shërbim prove.
- Për Klodian Sota, punonjës menaxher pranë kompanisë “Smart Collection” dhe Endri Ikonomi, që punonte si drejtor i Përgjithshëm në kompaninë “Credit 2 ALL” është kërkuar nga 24 muaj burg dhe pezullim në 32 muaj shërbim prove.
Një databazë me të dhënat e pagave të mbi 650 mijë shqiptarëve dhe numrat e celularit të 900 mijë qytetarëve shqiptarë u publikuan në mënyrë të jashtëligjshme në internet.