Ekspertët e IT-së pranë Policisë së Shtetit kanë reaguar në lidhje me hakërrimin e të dhënave nga irani.
Ekspertët shprehen se të dhënat të cilat janë sulmuar nga hakerat iranianë nuk janë të sistemit operativo-policor MEMEX por të TIMS. Sakaq theksojnë se ka nisur një hetim në bashkëpunim me agjenci të shumta jashtë vendit për të dhënat e hakërruara. Ndër të tjera shtojnë se të dhënat e përfituara nga hakerimi janë përpunuar duke u shfaqur në formën e 49 listave të gjata, bashkangjitur foto dhe të dhëna të tjera të individëve të ndryshëm.
Por edhe titullimi i hakerave i këtyre listave ‘albanian suspect’ rezulton të jetë nga përpunimi i paautorizuar i të dhënave.