Deputetja e PD, Albana Vokshi në një komunikim për mediat tha se këtë të mërkurë ka marrë pjesë në seancën gjyqësore për një padi në lidhje me tezat e provimit.
Vokshi tha se kjo padi është bërë ndaj ministres së Arsimit, Evis Kushi por kjo e fundit nuk ka marrë pjesë.
“Sot isha në seancë gjyqësore për një padi të ministres Kushi, për denoncimin që kam bërë për nxjerrjen e tezave. Ishte seanca e parë që quhet seanca pajtuese, por ministrja Kushi nuk ndodhej. E pata të pamundur për të paraqitur provat pasi ministrja Kushi nuk ishte. Ministrja sa kohë harxhon nëpër gjyqe duke bërë të pafajshmen do ishte mirë nëse i ka mbetur një fije morali të jepte dorëheqjen”, tha ajo.