Janë bërë publike datat e provimeve të Maturës Shtetërore që do të zhvillohen në vitin 2024. Sipas njoftimit të ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliut, në 3 qershor maturantët do i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj dhe në 10 qershor Gjuha Shqipe dhe Letërsia.
Në 18 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës dhe në 24 qershor provimi i lëndës me zgjedhje. Gjithashtu bëhet me dije se testet model për provimet e maturës do të shpërndahen në shkolla që në muajin janar të vitit të ardhshëm.
Postimi i plotë:
Dy lajme me interes për maturantët mbi provimet e Maturës Shtetërore 2024! Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e pëgjithshëm dhe atë profesional.
Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin JANAR 2024.